Tech

Oppo F3, telefoni “ekspert për selfie”

Pasi në mars prezantoi telefonin F3 Plus, kompania Oppo ka publikuar edhe një model “selfie ekspert”- Oppo F3.

Telefoni punon me çip-setin Mediatek MT6750 me CPU me tetë bërthama, 4GB RAM, 64GB hapësirë të ruajtjes dhe microSD. Ajo që këtë telefon e bën “selfie ekspert” është implementimi i dy kamerave të parme – njëra me 16MP dhe blend f/2.0, derisa kamera e dytë ka 8MP me kënd të gjerë f/2.4.

Kamera në pjesën e pasme ka sensor prej 13MP, transmeton kp.

Karakteristika tjera të telefonit Oppo F3 përfshijnë sensorin për skanimin e gishtërinjve dhe kapacitetin e baterisë prej 3200mAh.

Telefoni do të gjendet në shitje prej 13 majit dhe fillimisht do të jenë në tregun e Azisë me çmim prej rreth 320 dollarë.