Tech

iPhonët e rinj do të kenë hapësirën bazë të magazinimit prej 128 GB

Foto: GSM Arena

Shumica e smartfonëve të avancuar janë duke shkuar ka hapësira bazë e magazinimit prej 128 GB dhe iPhonët e rinj mund ta ndjekin këtë hap.

iPhonët aktualë fillojnë me 64 GB, dy iPhonët XS madje nuk fare opsionin me 128 GB – në vend të kësaj ato shkojnë drejt në 256 GB.

Kjo mund të përfshijë të dy iPhonët e ardhshëm, të cilat mund të quhen iPhone XI dhe modeli më i përballueshëm – XR, shkruan gsmarena, transmeton Koha.net. Dyfishimi i hapësirës bazë të magazinimit do të zvogëlojë përpjekjen e nevojshme për të përshtatur të dhënat në modelin bazë, i cili është i ndërlikuar pasi përditësimet e reja të iOS-it kërkojnë hapësirë shtesë për t’u ruajtur.

iPhonët e rinj, po ashtu, do të kenë kamerën kryesore në formë katrore dhe në fotografitë në vijim mund të shihni se si mund të duket kamera. Nuk është e sigurt në këto mbështjellësit janë të vërtetë, por dizajni i tyre duket shumë logjik.

{gallery}