Tech

AMD konfirmon ardhjen gjeneratës së tretë të Ryzen Threadripperit

Kompania AMD konfirmoi se gjenerata e tretë e procesorëve Ryzen Threadripper do të arrijë, duke hedhur poshtë spekulimet se AMD po planifikon të heqë këtë platformë pas botimit të Zenit 2 Ryzen (AM4), si dhe procesorit EPYC.

Spekulimet rreth ndalimit të punës në Threadripper kanë dalë nga disa media IT, pasi kjo linjë e procesorëve u hoq nga AMD-ja.

Seria e Threadripper 3000 do të lansohet deri në fund të vitit 2019.

AMD mund të lansojë procesorë Threadripper me 48 bërthama dhe 96 threads, edhe pse mund të ketë deri në 64 bërthamë duke pasur parasysh se dizajni i Threadripper është i bazuar në EPYC.

Procesorët e gjeneratës së tretë Ryzen Threadripper duhet të ofrojnë më shumë shpejtësi të taktit të orës, si dhe të njëjtat përmirësime për IPC dhe arkitekturë që kemi parë në dizajnët tjera të procesorit Zen 2 të AMD-së./ksp