Tech

Google Stadia mund të lansohet së shpejti

Foto: The Verge

Në muajin mars të këtij viti, gjiganti i kërkimit Google ka zbuluar platformën e re për video-lojëra të quajtur “Stadia”.

Në këtë platformë do të jetë e mundshme të luhen të gjitha llojet e video-lojërave në Chrome pa ndonjë konzolë, vetëm se interneti duhet të jetë mjaftë i shpejtë.

Tani, një postim në Twitter nga Google Stadia tregon se kjo platformë është pranë lansimit, transmeton Koha.net.


Google Stadia do të lansohet me kontrollorin (“joystick”) e vetë i cili mund të lidhet direkt me internet përmes Wi-Fi-së.

Ka shumë pyetje të pa përgjigjur rreth platformës Stadia, të cilat pritet që Google do t’i sqarojë në zbulimin e ardhshëm të çmimit dhe lansimit të titujve.

Gjithashtu, Google ndoshta do të zbulojë të gjitha informacionet në lidhje me Stadian në panairin ndërkombëtar të video-lojërave “International Gaming Expo ‘E3’”, i cili do të mbahet më 11 qershor.