Tech

Mësohet data e lansimit të Redmi K20

Informacionet e reja tregojnë se modeli i ri Redmi K20 do të lansohet zyrtarisht më 28 maj.

Sipas informatave në dispozicion, K20 do të ketë kamerën kryesore prej 48 megapikselë, për të cilën është konfirmohet se do të jetë Sony IMX586.

Redmi K20, po ashtu, do të vijë me procesor Snapdragon 855 ekran AMOLED me xhamin mbrojtës Gorilla Glass 6 dhe një skaner për gishta të vendosur nën ekran.

Gjithashtu, K20 do të jetë në dispozicion në dy modele – K20 standard dhe K20 Pro me specifika më të mira.

Redmi K20, po ashtu, do të ketë baterinë prej 4.000 mAh dhe kamerën për ‘selfi’ prej 20 megapikselë./ksp