Tech

Labbox, produkti edukativ për fëmijë

Descriptive Text

Në emisionin Sot në KTV ishin të ftuara Arta Shehu-Zaimi dhe Fiona Shehu nga Akademia jCoders me ç’rast shpalosën informacionet për produktin e tyre Labbox.

Ato thonë se Labbox është një librari e komponenteve elektronike me të cilat mund të ndërtosh projekte të ndryshme, e njëherësh i ekspozon fëmijët ndaj teknologjisë informative dhe krijimit të saj.

“Labbox e kemi vendos që të ketë kuptim për rolin që e ka. Lab-box ka për qëllim që t’iu mundësojë fëmijëve të kenë një laborator të vetin në shtëpi, përmes të cilit e shfrytëzojnë teknologjinë për të krijuar projekte të ndryshme”, shprehet Arta Shehu-Zaimi.

E Fiona Shehu thotë se Labboxi mundëson të krijoni rreth 10 projekte të ndryshme. Derisa shton se pjesë e këtij Labboxi është edhe një libër me ilustrime që lidhet me këtë laborator dhe që iu ndihmon të zgjidhin sfida të ndryshme.

Se cilat janë mundësitë që ofron Labboxi mund ta shikoni videon më poshtë nga biseda e sotme në studio.