Instagrami mundëson ngarkimin e albumeve

Instagrami mundëson ngarkimin e albumeve

22 shkurt 2017 18:06

Rrjeti i njohur social Instagram më në fund do të mundësojë krijimin e albumeve.

Instagram ka njoftuar se ka lëshuar veçorinë e re përmes së cilës përdoruesit mund të ngarkojnë deri në dhjetë fotografi ose video në të njëjtën kohë në Instagram.

Kur të publikohet albumi, në të kalohet lehtësisht nga foto në foto me lëvizje me gisht.

Secila foto mund të editohet përmes veçorive të shkuara të Instagramit.

Aty po ashtu mund të etiketohen edhe njerëzit tjerë dhe të përmenden lokacionet.

Veçoria do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Instagramit gjatë ditëve në vijim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme