Mësohet se sa do të kushtojë Nokia 3310 ikonik

Mësohet se sa do të kushtojë Nokia 3310 ikonik

22 shkurt 2017 18:03

Deri në fund të muajit Nokia 3310 ikonik do të riprodhohet, transmeton koha.net.

Telefoni ikonik 17 vjeçar do të vijë në formë moderne ndërsa do të kushtojë 59 euro, sipas VentreBeat, e cila ishte e para që ka zbuluar lansimin e tij, raporton Buisnessinsider.

Nuk është befasi që riprodhimi i tij ka tërhequr kaq shumë vëmendje, pasi 3310 ishte fantastik për kohë të vet.

Nokia 3310 do të lansohet në Barcelonë në konferencën e industrisë mobile “Mobile World Congress” sipas raportimeve VentureBeat, por nuk është e qartë se kur do të lansohet ai.

Modeli 3310 do të jetë njëri nga 4 telefonat që kompania HMD Global, e cila ka në pronësi sektorin mobil të Nokias, do të lansoië gjatë konferencës.

Nga kompania HDM Global kanë refuzuar që të komentojnë këto ‘thashetheme”, ndërsa kongresi mobil botëror në Barcelonë do të mbahet nga 27 shkurti e deri me 2 mars.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme