Smartfoni i avancuar i ardhshëm i HTC-së, U 11, pritet që të lansohet për më pak se dy javët e ardhshme, saktësisht më 16 maj.
Para lansimit zyrtar, smartfoni është shfaqur përsëri në internet duke konfirmuar disa nga specifikat e tij, transmeton Koha.net. Ai është shfaqur në uebfaqen e njohur AnTuTu, ndërsa një fotografi është publikuar nga MySmartPrice, në të cilën shihet dizajni i paketimit të këtij smartfoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
HTC U 11 do të vijë me ekran 5.5-inç QHD me xhamin mbrojtës Gorilla Glass 5, procesor Snapdragon 835, 4 ose 6 GB RAM memorie dhe deri në 128 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 12 megapikselë me OIS dhe kamerën e përparme prej 16 megapikselë.
Nuk janë shfaqur ende fotografitë zyrtare të këtij smartfoni, por së paku për momentin janë konfirmuar specifikat e tij.
