Tech

Samsungu pritet të lansojë katër versione të Galaxy Note 10

Descriptive Text

Tashmë është përfolur se Samsungu do të lansojë Note 10-shin në një formë më të vogël fableti, ndërsa sot është raportuar se ky s’do të jetë versioni i vetëm shtesë.

Sipas raportimeve të ndryshme, do të vijnë katër versione të ndryshme të telefonit Galaxy Note 10, dy nga të cilat me përkrahje për rrjetin 5G, e një për 4G.

Raportohet se do të vijë versioni me ekran 6.75-inç, krahas atij me ekran 6.28-inç. Modeli më i madh do të ketë katër kamera, ndërsa tjetri do të ketë tri. Më pas do të vijnë dy telefona thuajse identikë, por që dallojnë përmes përkrahjes së rrjetit, ku njëri përkrah rrjetin 5G e tjetri jo.

Samsungu pritet ta bëjë këtë lëvizje sivjet sepse ka përjetuar sukses të madh me linjën e telefonit S10 të lansuar në katër versione po ashtu.