Tech

Oppo Reno me 10x ‘zoom’ dhe 5G vjen më 24 prill

Descriptive Text

Prodhuesi i njohur kinez i smartfonave, Oppo, ka shpërndarë ftesat për ngjarjen që do ta mbajë më 24 prill në Cyrih, Zvicër, ku do të zbulojë smartfonin më të ri të avancuar të quajtur Reno.

Smartfoni i ri raportohet se do të quhet Oppo Reno 10x Zoom pasi që pritet të vijë me kamerën që ka ‘zoomin’ 10x e cila është prezantuar nga kompania në muajin shkurt në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2019), transmeton Koha.net. Po ashtu, Reno do të vijë me procesor të teknologjisë së fundit, Snapdragon 855 SoC, i cili do të jetë në kombinim me deri në 8 GB RAM memorie.

Ndër specifikat tjera të Reno 10x Zoomit përfshijnë edhe ekranin 6.6-inç Full HD+ pa prerje (notch), kamerën kryesore prej 48 megapikselë, kamerën për ‘selfie’ prej 16 megapikselë, si dhe baterinë prej 4.000 mAh me mbështetje për mbushje të shpejtë prej 50W.

Gjithashtu, do të prezantohet edhe versioni i Renos që ofron mbështetje për rrjetin 5G, si dhe ndoshta edhe versioni Reno Lite.