Tech

Google konfirmon Pixel 3a

Përmes faqes zyrtare Google ka konfirmuar ekzistencën e telefonit më të ri të saj Pixel 3a.

Pixel 3a u shfaq shkurtimisht në dyqanin online të Google, transmeton Koha.net.

Pixel 3a dhe 3a XL gjithashtu janë shfaqur në Google Play Console me emrat e koduar “Sargo” dhe “Bonito”.

Që të dy Sargo dhe Bonito kanë 4GB RAM, me atë të parin që ka rezolucion 1080 x 2220 px dhe dendësi të pikselave prej 440 ppi. Kurse ekrani i Bonitos ka rezolucion 1080 x 2160 dhe 400 ppi.

Sargo pritet të jetë 5.6 inç, derisa ekrani i Bonitos është 6 inç.

Të dy këta telefona pritet të lansohet nga mesi i këtij viti. Derisa Konferenca e Google pritet të jetë më 7 maj.

{gallery}