Verizon do të blejë Yahoon për 350 milionë dollarë

Verizon do të blejë Yahoon për 350 milionë dollarë

22 shkurt 2017 10:50

Kompania amerikane Verizon do të blejë Yahoon me një lirim prej 350 milionë dollarë, ndryshe nga çmimi paraprak i dakorduar prej 4.83 miliardë dollarë.

Dy kompanitë e lartpërmendura u dakorduan për çmimin përfundimtar pasi Yahoo pas marrëveshjes fillestare të arritur me Verizon njoftoi se në dy sulme hakerësh në vitet 2013 dhe 2014 janë vjedhur të dhënat personale të mbi një miliard përdoruesve.

Sipas marrëveshjes së re, Yahoo dhe Verizon do të ndajnë koston e dëmit të shkaktuar nga hakimet.

Përndryshe, Verizon, ofruesi më i madh amerikan i komunikimit pa tel, do të blejë biznesin bazë të Yahoos për internet, kërkimin, e-mailin dhe messengerin.

Pas shitjes që do t'i bëjë Verizonit, Yahoo do të ndërrojë emrin në Altaba.

Të gjitha procedurat në lidhje me shitjen duhet të përfundojnë në tremujorin e dytë të këtij viti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme