Tech

Motorola sjell smartfonë “të mirë e të lirë”

Janë shfaqur sot detajet e reja në lidhje me smartfonët e rinj të kompanisë Motorola, Moto E4 dhe E4 Plus. Detajet e reja kryesisht kanë të bëjnë me dizajnin dhe specifikat e smartfonit.

Sipas MajorDroid, Moto E4 Plus duket më i madh sesa Moto E4, i cili ka këto dimensione 144.7 x 72.3 x 899mm, ekran 5-inç, procesor MediaTek MT6737 me katër bërthama, trupin nga metali dhe baterinë prej 2,800 mAh që mund t’i zëvendësohet.

Moto E4 Plus vjen me ekran më të madh prej 5.5-inç me rezolucion HD, procesor MediaTek MT6737 me katër bërthama dhe grafikë Mali-T720MP2, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me 2 ose 3 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme, sistemin operativ më të ri Android 7.1.1, si dhe me baterinë prej 5 mijë mAh e cila mund të zëvendësohet.

Sa i përket çmimit, Moto E4 Plus do të kushtojë 190 euro, ndërsa Moto E4 150 euro.

Moto E4 dhe E4 Plus pritet të lansohen në muajin qershor.

{gallery}