Tech

Laptopët e Asusit do të kombinojnë Ryzen 3000 dhe Nvidia GTX 1660 Ti

Zakonisht, laptopi me kartelën grafike GeForce e përdor procesorin Intel, ndërsa Radeon kombinohet me procesorin AMD. Megjithatë, informacioni më i ri i zbuluar sugjeron ndryshe - Asus si duket do ta kombinojë AMD (Picasso) me Nvidia Turing. Dëshmia për këtë është vërejtur në bazën 3DMark, raporton Guru3D.

Asus do të mund t’i kombinojë procesorët AMD me kartelën grafike nga gjenerata Nvidia Turing. Baza 3DMark e zbulon laptopin Acer FX505DU me Ryzen 5 3550H GeForce GTX 1660 Ti, si dhe Asus GU502DU me Ryzen 7 3750H dhe të njëjtin GTX 1660 GTX Ti por në dizajnin Max-Q.

APU-të e reja AMD janë zyrtarisht në dispozicion nga janari, ndërsa Nvidia ende nuk ka paralajmëruar zyrtarisht laptop versionin e kartelës grafike GeForce GTX 1660. Specifikimet e versionit mobil të GPU-së së lartpërmendur nuk dihen ende, por mund ta kenë një takt të ngjashëm si versioni për desktop, shkruan KOHA Ditore.

Tani për tani nuk dihet se kur laptopët Asus me arkitekturat Picasso dhe Turing do të shfaqen në shitje me pakicë.