Tech

Bota do të humbasë 6 trilionë dollarë nga sulmet kibernetike vitin e ardhshëm

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore / Ilustrim

Gjatë vitit 2020 kompanitë dhe familjet në mbarë botën mund të pësojnë humbje me vlerë prej 6 trilionë dollarë për shkak të sulmeve kibernetike, deklaroi kreu i Shoqatës turke të Biznesmenëve të Shërbimeve të Turizmit, Kerem Alkin.

Alkin thotë se gjatë vitit 2015 bota humbi 3 trilionë dollarë për shkak të sulmeve kibernetike dhe se këto humbje financiare parashikohet të arrijnë 3.5 trilionë dollarë për vitin e kaluar.

Ai theksoi se në vitin 2020, shpenzimet kibernetike të sigurisë në botë, të cilat aktualisht janë rreth 100 miliardë dollarë, do të arrijnë po ashtu në një trilion dollarë.

“Në vitin 2020, numri i pajisjeve të zgjuara do të arrijë në 200 miliardë dhe njerëzit do të përdorin 300 miliardë fjalëkalime për çdo ditë të jetës”, tha Alkin.

Siç bëri të ditur ai, mes viteve 2015 dhe 2017 mesatarisht një kompani iu ekspozua sulmit kibernetik në çdo 40 sekonda dhe kjo shkallë pritet të arrijë në çdo 14 sekonda.

“Organizatat e paligjshme kthehen drejt sulmeve kibernetike për shkak të fitimit të lartë dhe kostos së ulët”, theksoi ai./atsh