Tech

Samsungu me test rigoroz për telefonin e saj të palosshëm, Galaxy Fold

Samsungu së shpejti do të sjellë në treg telefonin Galaxy Fold, megjithatë ka kryer teste rigoroze para se ai të jetë i gatshëm për treg.

Duke parë dizajnin e tij një “test i palosjes” ka qenë jetik për të vlerësuar qëndrueshmërinë e tij, thotë Samsung, transmeton Koha.net.

Galaxy Fold është testuar nëse arrin të tejkalojë mbi 200 mijë herë palosjen dhe shpalosjen (që është rreth pesë vjet përdorimi, nëse paloset/shpaloset rreth 100 herë në ditë).

Ky test ka marrë kohë rreth 1 javë për t’u përfunduar.

Megjithë se për disa kjo mund të duket si mbingarkuar, Samsungu e sheh si jetike për të siguruar se ai mund ta përballojë.

Samsung Galaxy Fold do të paraqitet në treg më 26 prill në Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Në të njëjtën ditë, do të fillojë parashitja e pajisjes në Evropë, veçanërisht për tregjet në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe vende të tjera, ku do të jetë në dispozicion nga 3 maji.

Telefoni do të kushtojë 2,000 euro, kaq do të duhet t’i paguajnë ata që duan ta kenë telefonin e parë fleksibil të ndonjë prej brendeve të mëdha. Ky telefon vjen me një palë të kufjeve pa tel falas, Galaxy Buds, një shtëpizë mbrojtëse Kevlar dhe mbështetje Samsung Care+.

Telefoni do të ofrohet në variantet Marsian Green, Astro Blue, Space Silver dhe Cosmos Black, ndërsa ata që e porosisin atë nga faqja e Samsungut mund ta zgjedhin ngjyrën e kornizës sipas dëshirës.

Më poshtë mund ta shikoni testin e Samsungut për Galaxy Fold.