Huawei zbulon smartfon të ri të fuqishëm me 6 GB RAM

Huawei zbulon smartfon të ri të fuqishëm me 6 GB RAM

22 shkurt 2017 09:21

Kompania e njohur e teknologjisë, Huawei, ka lansuar zyrtarisht smartfonin e ri të quajtur Honor V9.

Huawei Honor V9 është zbuluar në një ngjarje në Kinë dhe vjen me ekran 5.7-inç QHD LTPS LCD, kamerë të dyfishtë 12 + 12 megapikselë në pjesën e pasme me autofokus, blicin LED dhe ka mundësi të incizojë videot në rezolucion prej 4K, transmeton Koha.net. Ndërsa në pjesën e përparme ka kamerën për selfie prej 8 megapikselë, si dhe vjen me procesor të fuqishëm Kirin 960.

Gjithashtu, Honor V9 vjen me 6 gigabajt RAM memorie si me dy versione të memories së brendshme, 64 ose 128 gigabajt. Ky smartfon i ri vjen edhe me dy hapësira për SIM kartela – mund të përdorni dy SIM kartela ose një SIM kartelë dhe një kartelë microSD. Po ashtu, Honor V9 vjen edhe me baterinë prej 4 mijë mAh dhe punon me sistemin operativ Android 7.0 Nougat dhe ndërfaqen e përdoruesit EMUI 5.0.

Dimensionet e këtij smartfoni janë 157 x 77.5 x 6.97 mm dhe peshon 184 gramë. Versioni me 64 gigabajt në Kinë kushton rreth 413 euro dhe ky do të jetë modeli i cili do të lansohet i pari me ngjyrë të kaltër dhe ari. Këtë model mund ta porositni që tani në dyqanin zyrtar të Huaweit dhe dërgesat do të fillojnë nga 28 shkurti.

Honor V9 në tregjet tjera do të quhet Honor 8 Pro dhe ka shumë gjasa që ky smartfon të zbulohet ndërkombëtarisht në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017), në Barcelonë, më 26 shkurt.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme