Tech

Qualcomm: Telefonat me kamera 64MP dhe 100MP do të mbërrijnë gjatë këtij viti

Në një intervistë të kohëve të fundit, drejtori i Qualcommit për menaxhment të produkteve, Judd Heape, tha se telefonat me kamera prej 64MP dhe 100MP me siguri do të mbërrijnë në vitin 2019.

Megjithatë, sugjerohet që kamerat me megapikselë ultra-të lartë në telefona nuk janë drejtimi në të cilin Qualcomm dëshiron që të zhvillohet tregu. Edhe pse çipat aktual Snapdragon (660, 670, 675, 710, 845, 855) e mbështesin rezolucionin deri në 192MP, funksionet e tilla si reduktimi multi-frame i zhurmës dhe lagu joekzistent i mbyllësve do të duhej të mundësohen për sensorë të tillë, raporton GSMArena.

Kjo do të thotë se telefonat nuk do të ishin në gjendje të xhirojnë seri të fotografive dhe t’i kombinojnë ato në një foto më të pastër, ndërsa në vend të kësaj do ta krijonin një fotografi me megapikselë ultra-të-lartë, dhe pastaj do të kryenin pixel-bining për të krijuar fotografi të rezolucionit të ulët, shkruan KOHA Ditore.

Viti aktual i ka caktuar tashmë trendet e qarta kur është fjala për kamerat me rezolucion më të lartë. Pajisjet si Xiaomi Mi 9 dhe Redmi Note 7 kanë sensorë kryesorë prej 48 MP, ndërsa Vivo V15 Pro e ka kamerën kryesore prej 48 MP dhe kamerën selfie prej 32MP. Ky trend do të vazhdojë gjatë vitit, por nuk dihet se cilët telefona do ta zgjerojnë dhe rrisin rezolucionin.