Tech

BLU lansoi smartfonin e ri

Descriptive Text

Kompania prodhuese e smartfonëve nga Miami, BLU, ka lansuar smartfonin e saj të ri.

I quajtur R1 Plus, smartfoni vjen me procesor MediaTek MT6737, ekran 5.5-inç HD, 2 dhe 3 GB RAM memorie si dhe 16 dhe 32 GB memorie të brendshme.

Gjithashtu, smartfoni i ri vjen edhe me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, transmeton Koha.net. Me dimensione prej 153 x 76.7 x 10.5 mm dhe peshë prej 190 gramë, BLU R1 Plus punon me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow. Po ashtu, vjen edhe me baterinë prej 4 mijë mAh.

Sa i përket çmimit, versioni me 3 GB RAM kushton 160 dollarë dhe mund të blihet në Amazon, ndërsa modeli me 2 GB kushton 140 dollarë, i cili mund të blihet në Best Buy.