Tech

Konfirmohet kamera “periskop” e Huawei P30 Pro

Huawei P30 Pro do të ketë kamerën me ‘zoom’ të një “periskopi” - kreu i Departamentit të Marketingut Global të Huaweit, Clement Wong, ka konfirmuar zyrtarisht këtë për Android Central.

Wong nuk ka zbuluar nëse kjo kamerë do të ketë 5x ose 10x ‘zoom’. Më herët, janë shfaqur fotografitë me 5x ‘zoom’ nga Barcelona të cilat pastaj u ngritën në 10x ‘zoom’ digjital, transmeton Koha.net. Madje edhe para kësaj, Huawei pati postuar një fotografi në të cilën shihej Hëna, e cila duket se është shkrepur me një telefon.

Numrat ‘zoom’-it (zmadhimit) janë mjaft arbitrare, natyrisht, pas varen nga fakti nëse prodhuesi përfshinë kamerën me kënd të gjerë në ekuacion. Huawei Mate 20 Pro ka kamerën 3x ‘zoom’, e cila ka opsionin hibrid 5x ‘zoom’, shkruan gsmarena.

{gallery}

Fotografitë e shkrepura nga Huawei P30 Pro me 1x, 5x dhe 10x ‘zoom’ (digjital)

Kamera 10x ‘zoom’ e Oppos, në fakt është 5x nëse e krahasoni me kamerën kryesore. Ka dizajn të ngjashëm periskopi, megjithatë Huawei premton “diçka që askush se ka bërë më parë”.

Natyrisht, Huawei nuk ka zbuluar më shumë pasi data e lansimit (26 mars) po afrohet. Po ashtu, Wong ka thënë se Huawei është duke punuar në gjeneratën e ardhshme të opsionit “Night Mode” për kamerën e P30.