Tech

Zbulohet çmimi i Meizu Note 9 para lansimit

Foto: GSM Arena

Në javët e fundit janë publikuar shumë informacione në lidhje me smartfonin e ri Note 9 të kompanisë së njohur kineze Meizu, dhe informacioni i fundit ka të bëjë vetëm me çmimin.

Meizu Note 9 pritet të lansohet zyrtarisht brenda dy ditëve dhe tashmë janë mësuar informacionet më të rëndësishme në lidhje me të, shkruan gsmarena.

Sipas një raporti, Note 9 pritet të vijë me 4 ose 6 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Çmimi fillestar për modelin me 4 GB RAM pritet të jetë rreth 253 dollarë, ndërsa për atë me 6 GB rreth 283 dollarë.

Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse këto informata janë të sakta por mbetet t’i kuptojmë kur do të lansohet smartfoni i ri.