Kompania e njohur kineze e teknologjisë, Lenovo, ka lansuar monitorin e ri të dedikuar për profesionistët dhe ‘gamerët’ të cilët kërkojnë ekran të gjerë për produktivitet superior.
Opsioni “Picture-by-Picture” ua mundëson atyre që të menaxhojnë, për shembull, dy videot njëkohësisht. “Picture-by-Picture” është një opsion multi-funksional i avancuar.
Lenovo ThinkVision P44W është monitori 43.4-inç i lakuar me raport prej 32:10 dhe me rifreskimin e fotografisë maksimalisht prej 144 Hz dhe kohën e përgjigjes prej 4 sekondash, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky monitor ka panelin DWUXGA me rezolucion prej 3.840 x 1.200 pikselë.
Gjithashtu, monitori i ri vjen me grafikën e fuqishme të AMD-së, FreeSync 2, shkruan ubergizmo.
Së bashku me monitorin, blerësit do të marrin edhe altoparlantin e certifikuar “Harman Kardon”.
ThinkVision P44W, po ashtu, vjen me dy porte HDMI 2.0, portin DisplayPort, USB Type-C, për zërim, si dhe 4 porte për USB 3.0. Po ashtu, funksioni “Smart Power” te ky monitor mundëson mbushjen e baterisë deri në dy pajisje.
Monitori i ri ThinkVision P44W do të jetë në dispozicion nga muaji i ardhshëm me çmimi prej 1.299,99 dollarë.
-
3 mars 2019 23:12
-
Shpërndaje në: