Tech

Lenovo prezanton pajisjen e re hibride me ekran 6.9-inç dhe bateri të fuqishme

Descriptive Text

Lenovo ka prezantuar smartfonin e ri, i cili duket si tablet, në MWC (Kongresin Botëror për Celularë) për përdoruesit që kërkon ekran të madh e të lirë. Lenovo Tab V7, siç sugjeron edhe emri, vjen me ekran të madh prej 6.9-inç IPS LCD dhe bateri me kapacitet prej 5.180 mAh.

Gjithashtu, kjo pajisje hibride e Lenovos vjen me procesor Snapdragon 450, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 128 GB përmes kartelës microSD, transmeton Koha.net. Ekrani i Tab V7, po ashtu, ka rezolucion prej 1.080 x 2.160 pikselë dhe raport prej 18:9.

Image

Lenovo është fokusuar më shumë te aftësitë në multimedia te ky smartfon-tablet pasi vjen me altoparlantët Dolby dhe me sipërfaqe të ekranit prej 81 për qind, shkruan gsmarena.

Lenovo Tab V7, po ashtu, ka skanerin për gishta të vendosur në pjesën e pasme nën kamerën kryesore prej 13 megapikselë. Kamerën e përparme e ka prej 5 megapikselë, si dhe punon me sistemin operativ Android 9.0 Pie.

Image

Sa i përket çmimit, Tab V7 do të jetë në dispozicion nga muaji prill me çmim prej 249 euro.