Tech

Huawei prezanton rivalin e Galaxy Fold

Foto: Phone Arena

Së fundmi, smartfonët e palosshëm kanë qenë temë kryesore në botën e teknologjisë.

Ndërsa Samsungu më herët pati paralajmëruar shumë herë se do të lansojë smartfonin e saj të parë të palosshëm, Galaxy Fold, po ashtu, edhe prodhuesit e tjerë kanë filluar të bëjnë të njëjtën gjë, transmeton Koha.net. Në mesin e tyre ishte edhe Huawei, i cili ka konfirmuar se do të prezantojë smartfonin e saj të parë të palosshëm në MWC (Kongresin Botëror për Celularë).

Është raportuar se smartfonit i palosshëm i Huaweit do të hapet në anën e kundërt nga ai i Samsungut. Dhe tani, smartfoni i ri i Huaweit është prezantuar zyrtarisht dhe quhet Mate X, shkruan phonearena.

Dizajni dhe ekrani

Siç është përmendur, Huawei Mate X paloset nga jashtë, që do të thotë se ekrani i tij përfundon në skajet e jashtme të pajisjes kur është i palosshëm. Kur shpaloset, shndërrohet në një tablet prej 8-inç me rezolucion prej 2.480 x 2.200 pikselë. Ndërsa kur është i palosur, ekrani i “përparmë” është 6.6-inç dhe ai i “pasmë” është më i vogël, 6.38-inç. Si tërësi, ekrani është AMOLED.

{gallery}

Harduer dhe lidhjet

Rrjeti 5G është teknologjia më e re në MWC-në e sivjetme dhe Mate X sigurisht që e mbështet këtë teknologji. Huawei ka përmirësuar top shpejtësinë, duke ju mundësuar që të shkarkoni 1 GB brenda tre sekondave, përcjell Koha.net. Kjo mund të bëhet vetëm nëse operatori të cilin e përdorni ofron shpejtësinë që kërkohet.

Gjithashtu, Huawei ka përgatitur për të ardhmen protokole duke e bërë Mate X-in kompatibil (të përshtatshëm) me arkitekturën e NSA-së dhe SA-së. Mate X, po ashtu, ofron mbështetje edhe për dy SIM kartela.

Huawei Mate X, po ashtu, vjen me procesor Kirin 980 SoC, model i 2018-ës i cili është më i shpejtë dhe më efiçentë, me dy bateri perj 4.500 mAh në total të cilat mund të mbushen deri në 85 për qind për 30 minuta falë mbushësit të shpejtë prej 55W.

Sa i përket kamerës, Mate X vjen me tri kamera në pjesën e pasme, të zhvilluara në partneritet me kompaninë Leica. Kur paloset, kamera kryesore mund të përdoret për të bërë ‘selfie’.

Ndërkaq sa i përket çmimit dhe datës së lansimit, Huawei Mate X do të jetë në dispozicion diku ka mesi i këtij vitit dhe do të kushtojë rreth 2.299 euro.