Shefi i Microsoft Satya Nadella thotë se misioni origjinal i Bill Gates “gjithmonë më ka shqetësuar”

Shefi i Microsoft Satya Nadella thotë se misioni origjinal i Bill Gates “gjithmonë më ka shqetësuar”

21 shkurt 2017 22:29

Në vitin 1980 Bill Gates i ka dhënë Microsoftit, kompanisë të cilën ai e ka krijuar, një mision të qartë: Një kompjuterë në çdo tavolinë e në çdo shtëpi, transmeton koha.net.

Por shefi i Microsoft Satya Nadella, i cili ka filluar të punoj në këtë kompani si programues në vitin 1992, e që në vitin 2014 u bë shefi kryesor i saj, mendon se misioni i famshëm i Gates ka një mangësi të madhe.

“Kur unë i jam bashkuar kompanisë në vitin 1992, ne flisnim për misionin tonë, i cili ishte për të vënë një kompjuterë në çdo shtëpi, e deri në fund të dekadës ne e kemi bërë këtë, së paku në botën e zhvilluar” ka thënë Nadella për USA Today.

“Gjithmonë më ka shqetësuar mua ajo se si ne e kemi ngatërruar misionin afatgjatë me një objektiv të përkohshëm”.

Me fjalë të tjera, Nadella ka thënë se vizioni i Gates për të ardhmen e Microsoft ka pasur një ndalesë logjike, dhe se nuk ka marrë parasysh se cili do të ishte drejtimi i kompanisë kur të arrihej ky qëllim.

Nën komandën e ish shefit Steve Ballmer në të 2mijëtat, Microsofti ishte i njohur më shumë për përpjekjet e saja për të ruajtur kontrollin e saj në industrinë e kompjuterëve se sa të sjellin risi, transmeton koha.net.

Ndërsa tani, Nadella beson se do ta shtyjë Microsoftin më shumë nga ndjenja e qëllimi, derisa ka deklaruar se misioni i tij është “të fuqizojë çdo person dhe çdo organizatë në planet për të arritur më shumë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme