Tech

Smartfonët më të mirë për selfie në 2019

Foto: Ilustrim

DxOmark, një laborator i specializuar për fotografi, ka testuar një sërë smartfonësh dhe i ka renditur sipas cilësisë së kamerave për selfie.

Laboratori është bazuar te disa kritere e kategori të ndryshme, si vendndodhja, kushtet e dritës, etj, transmeton tch. Për këtë arsye, laboratori ka përdorur rreth 1.500 foto dhe nga dy orë video.

Për shumë blerës, kamera është një nga faktorët kryesorë kur blejnë një celular, pasi parametrat e tjerë shpesh arrihen edhe nga telefonë jo shumë të shtrenjtë.

Sipas laboratorit, këto janë 10 smartfonët më të mirë për selfie për këtë vit.

1. Samsung Galaxy Note 9 - 92 pikë;

2. Xiaomi Mi Mix 3 - 83 pikë;

3. iPhone Xs Max - 81 pikë;

4. Samsung Galaxy S9 Plus - 81 pikë;

5. Google Pixel 2 - 80 pikë;

6. iPhone X - 74 pikë;

7. Huawei Mate 20 Pro - 73 pikë;

8. Samsung Galaxy S8 - 71 pikë;

9. Huawei P20 Pro - 67 pikë;

10. Meizu V6 - 58 pikë.