Tech

Samsung publikon një video ku shfaq dizajnin e telefonit të tij të palosshëm

Foto: LetsGoDigital

Prezantimi i telefonit të palosshëm të Samsungut po afrohet dhe ende nuk janë zbuluar të gjitha detajet rreth dizajnit dhe specifikat e pajisjes së re të këtij gjiganti jug-korean të teknologjisë.

Së fundmi, në një video të publikuar është shfaqur koncepti i këtij telefoni të palosshëm, Galaxy Flex, transmeton Koha.net. Në bazë të pamjeve në video, uebfaqja holandeze LetsGoDigital ka krijuar një pamje të mundshme të Galaxy Flex, të cilën e shohim në fotografitë brenda këtij artikulli.

{gallery}

Siç mund të shohim nga fotografitë, dizajni i Galaxy Flexit duket se është në formë katrore. Po ashtu, telefoni i ri i palosshëm vjen me ekranin kryesor (apo të brendshëm) “Infinity Flex” prej 7.3-inç dhe me atë sekondar (apo të jashtëm) prej 4.6-inç i cili lehtëson punën për përdorim të përditshëm.

Gjithashtu, pritet që Galaxy Flex të kushtojë rreth 1,500 dollarë dhe arsyetimi i Samsungut për çmimin e lartë është se telefoni i palosshëm vjen me një format të vetëm i cili mundëson qasjen në tri aplikacione të ndryshme në të njëjtën kohë, ose transformimin e telefonit në një tablet për të shikuar videot ose për të kërkuar në internet.

Për më tepër, shikoni fotografitë dhe videon më poshtë.