Tech

Kërkesat për patentë për inteligjencën artificiale, gjithnjë e në rritje

Descriptive Text

Kombet e Bashkuara njoftuan sot se kërkesat e patentave në raport me inteligjencën artificiale, apo AI, janë rritur ndjeshëm këto vitet e fundit dhe pjesa më e madhe kanë nisur të jepen që nga viti 2013.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Organizata e Pronësisë Intelektuale (OMPI), një agjenci e specializuar e OKB-së bëjnë me dije për një rritje në masë kohët e fundit të shpikjeve të fokusuara në IA-në.

“Po konstatohet një rritje galopante që nga 2013”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OMPI-t, Francis Gurry, gjatë një konference shtypi në Gjenevë.

“Mund të na presin një numër i konsiderueshëm produktesh të reja, aplikacionesh dhe teknikash të bazuara në inteligjencën artificiale që do të ndryshojnë jetën tonë të përditshme dhe që do t’i japin formë ndërveprimit njerëzor në të ardhmen me mjetet që ne kemi krijuar”, shkruan Gurry në një komunikatë.

AI-ja është shkenca qëllimi kryesor i së cilës është përmbushja e detyrave në sajë të aparateve që njeriu i shpik duke përdorur inteligjencën dhe aftësitë e tij konjitive./atsh