Tech

Nis prodhimi i Samsung Galaxy S10

Descriptive Text

Samsungu ka nisur prodhimin e telefonit të ri, Galaxy S10, më 25 janar.

Sipas burimeve të “Investor”, fillimisht kanë nisur të prodhohen tri modelet që përkrahin rrjetin 4G, ndërsa më vonë do të nisë edhe prodhimi i telefonit që përkrahë rrjetin 5G.

Të tre telefonat Galaxy S10 do të kenë lexuesit e shenjave të gishtit. Telefonat me ekran 6.1 dhe 6.4-inç do të kenë lexues ultrasonikë, ndërsa modeli me ekran 5.8-inç do të ketë lexues optik.

Prodhimi i telefonit me rrjetin 5G, S10 X, dhe Galaxy që do të jetë i palosshëm, do të prodhohen më vonë.

Tre telefonat 4G do të lansohen më 20 shkurt, ndërsa në skenë do të prezantohen edhe dy pajisjet e reja. Modelet do të dalin në shitje më 8 mars.