Tech

Publikohen detaje të telefonave të rinj të Samsungut

Familja e Galaxy S10 do të jetë pjesë e rëndësishme e portfolios për 2019 te Samsungu.

Pos tri versioneve, S10 Lite, S10 të rregullt dhe S10 Plus, koreanët do të sjellin njëkohësisht pajisjen e parë me rrjet 5G, dhe pritet të japin sinjalet kryesore për telefonat që palosen.

Samsungu do të vazhdojë dizajnin tradicional e do të shmangë akoma kornizat, raporton Forbes.

Pritet që në ekran të jetë një kamerë shumë e vogël, ndërsa do s’do të mungojë hapësira për njoftime si zakonisht.

S10 Plus, si pajisja më e madhe, do të sjellë kamerën e dyfishtë për selfie.

Bateria e tij do të jetë nga 3100mAh deri në 4100.

Samsungu pritet të lansojë tre telefonat e rinj krahas versionit 5G dhe një pajisjeje që paloset më 20 shkurt në Mobile World Congress.

{gallery}