Tech

Përditësimi i iOS 12.2 të iPhone zbulon se sa vdekjeprurës është ajri rreth përdoruesve

Apple është duke bërë një ndryshim shumë të madh me përditësimin e ardhshëm të sistemit operativ, duke i ndihmuar përdoruesit që të shmangin zonat me ajër vdekjeprurës.

Kur sistemi operativ i ri, iOS 12.2 të lansohet gjatë këtij viti për përdoruesit, ata do ta kenë opsionin e aktivizimit të tiparit të ri për të shikuar kualitetin e ajrit në të cilën ata gjenden, nga Apple Maps, transmeton koha.net.

Sistemi operativ iOS 12.2 realisht tashmë ka dalë në qarkullim, por vetëm për zhvilluesit, ndërsa më vonë Apple do ta lansojë atë për të gjithë përdoruesit e iPhoneve, por ende nuk kanë caktuar ndonjë datë.

{gallery}