Tech

Nokia 9 vjen më 24 shkurt

Foto: GSM Arena

MWC 2019 (Kongresi Botëror për Celularë) është duke u afruar dhe kompanitë janë në garë për të bërë paraqitjet e tyre në këtë kongres.

Kompanitë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë Sony, Xiaomi, LG, Huawei dhe Oppo, shkruan gsmarena. Prodhuesi i fundit që është bashkuar është HMD Global i cili po ashtu ka konfirmuar se smartfonët e tij Nokia do t’i prezantojë më 24 shkurt, transmeton Koha.net.

Në dy vjetët e fundit është raportuar se HMD Global do të lansojë disa pajisje, por deri tani dihet se vetëm Nokia 9 PureView është duke ardhur.

Nokia 9 PureView është shfaqur në një video e cila ka zbuluar se do të vijë me pesë kamera në pjesën e pasme si dhe se do të punojë me sistemin operativ Android One.