Tech

Facebooku bën bashkë Instagramin, Messengerin dhe WhatsAppin

Foto: Daily Mail

Rrjeti më i madh në botë social, Facebook, është duke planifikuar që t’i bashkojë funksionet për bisedë të Instagramit, Messengerit dhe WhatsAppit në një shërbim, raporton New York Times, transmeton Koha.net.

Ky vendim shokues nënkupton që të gjitha pronat e rrjetit social Facebook do të integrohen për herë të parë.

Secili prej tyre do të mbetet si aplikacion i pavarur, por Facebook do të krijonte një mënyrë të re për përdoruesit që të komunikojnë me të tjerët në të gjitha aplikacionet.

Aktualisht Facebook është në fazën e hershme të zhvillimit dhe planifikon që ta përfundojë atë ka fundi i këtij viti ose në fillim të vitit 2020, thuhet në raport, përcjell Koha.net. Pas ndryshimeve, një përdorues i Facebookut, për shembull, do të mund të dërgojë një mesazh të enkriptuar te dikush që ka vetëm WhatsApp, thuhet tutje në raport.

“Jemi duke punuar për të bërë më shumë produktet tona për mesazhe të enkriptuara dhe jemi duke konsideruar mënyrat për ta bërë sa më të lehtë arritjen te miqtë dhe familja përmes këtyre rrjeteve sociale”, ka thënë një zëdhënës i Facebookut për CNBC. “Siç mund të prisni, ka shumë diskutime dhe debate që kur kemi filluar procesin e gjatë të gjetjes së të gjitha detajeve se si mund të funksionojë kjo”, shtoi ai.