Tech

Publikohen foto që tregojnë telefonin e ri të Samsungut

Pasi u publikuan disa fotografi paralajmëruese të telefonit të ardhshëm të Samsungut, Galaxy S10, janë publikuar fotografi origjinale të prototipit, që zbulojnë detaje të reja.

Në fotografitë e publikuara nga “Ice Universe” vërehet kamera e re e telefonit, në formën siç ishte raportuar qe një kohë.

Samsung Galaxy S10 shfaqet me Exynos 9829 dhe 6 GB RAM

Telefoni po ashtu do të ketë hapësirën për mikrokartela SD, sikurse paraardhësit.

Në fotografitë e realizuara vërehet një “kuletë” për kryptovaluta që pritet të jetë e instaluar në telefon. Kjo ishte raportuar qysh në nëntor, kur u spekulua se Samsungu po krijon platformë për mundësinë e transferimit të Bitcoinëve dhe valutave tjera digjitale, raporton BGR.

Telefonat Galaxy S10 do të shpalosen më 20 shkurt në San Francisco dhe pritet të dalin në treg në fillim të marsit.

{gallery}