Tech

Shpiket roboti që ngjall emocione dhe reagime në njerëz

Asnjë pamje njerëzore, asnjë zë, asnjë tingull. Vetëm një sferë e thjeshtë, e bardhë, e madhe sa një top volejbolli mbi të cilin rrëshqet në sipërfaqe të saj një sferë më e vogël për të përshëndetur njerëzit kur ajo ndjen praninë e tyre.

Është roboti i parë minimalist i projektuar për të bashkëvepruar me njeriun në mënyrë më të thjeshtë dhe më intuitive që është e mundur.

Me një dizajn që të kujton BB-8 Star Wars, roboti është zhvilluar nga kërkuesit shkencorë në qendrën “Herzliya” në Izrael, në sajë të bashkëpunimit me Universitetin “Cornell” në SHBA dhe, përveç se ka një të ardhme si një makinë përshëndetëse për të zbutur vetminë e atyre që jetojnë vetëm, ai synon të hapë rrugën për një gjeneratë të re të robotëve abstraktë, të aftë për të ngjallur emocione dhe reagime në njerëz.

Me ndihmën e 30 vullnetarëve, të cilët janë vetofruar për eksperimentimin me robot, u zbulua se lëvizja përpara e sferës së vogël është interpretuar nga njerëzit si një përshëndetje pozitive, ndërkohë që largimi i saj në drejtim të kundërt shkakton siklet, sikur roboti t’i kishte kthyer fytyrën bashkëbiseduesit.

Ky rezultat, tregon se një lëvizje e thjeshtë është e mjaftueshme për të ndezur ndjenjat pozitive ose negative duke hapur mundësinë e hartimit të robotëve për ndërveprimin njerëzor./atsh