Tech

Google konfirmon se do të ndalojë mbështetjen për aplikacionet 32 bitësh

Google ka konfirmuar se do të ndalojë mbështetjen për aplikacionet Android 32-bit, derisa ka vendosur edhe një afat të fundit për zhvilluesit për t’u siguruar që aplikacionet e tyre përmbushin kërkesat prej 64 bit.

“CPU-të (procesorët) 64 bit ofrojnë shpejtësi më të madhe për përdoruesit. Duke shtuar versionin 64 bit në aplikacionin tuaj përmirëson performancën, hap rrugën për zbulimet e ardhshme, dhe ju mundëson pajisjet harduerike me 64 bit”, thotë Google, transmeton Koha.net.

Afati i fundit që ka caktuar Google është 1 gushti 2019, dhe pas kësaj të gjitha aplikacionet e reja dhe përditësimet që përfshijnë kodin bazë kërkohet që ofrojnë versionin 64 bit, krahas versioneve 32 bitësh.

Nga gushti i vitit 2021 Google Play do të ndalojë shërbimin për aplikacionet që s’kanë versionin 64 bit.