Tech

Aplikacioni që detyron fëmijët t’u përgjigjen mesazheve të prindërve

A ndjeheni se fëmijët tuaj i injorojnë mesazhet e juaja? Do dëshironit që të kuptoni nëse fëmijët tuaj vërtetë e bëjnë këtë? Mirë, ka një aplikacion për këtë.

Nick Herbert ka zhvilluar një aplikacion të quajtur ReplyASAP, i cili i detyron fëmijët që t’ju përgjigjen mesazheve të dërguara nga prindërit e tyre, transmeton Koha.net. Ideja për të zhvilluar këtë aplikacion Herbertit i ka ardhur kur djali i tij u bë me një smartfon.

Image

“E kuptova që të gjitha mesazhet dhe thirrjet e mia janë injoruar nga djali im, sepse ai pranonte shumë njoftime nga rrjetet sociale”, ka thënë Herbert, duke shtuar se ai deshi që të sigurohet se kurdo që kishte ti dërgonte djalit të tij ndonjë mesazh të rëndësishëm, nuk do të humbej në ‘detin’ e njoftimeve që i merr nga smartfoni.

Aplikacioni mund të përdoret për të dërguar mesazhet të cilat mund të shfaqen në krye të çdo gjëje tjetër që marrësi mund të jetë duke bërë në pajisje. Po ashtu, arritja e mesazhit tingëllon si një alarm në pajisje madje edhe nëse është në modën i heshtur (silent) , shkruan ubergizmo. Marrësi, pastaj mund të kthejë përgjigjen, ta anulojë ose ta shtyjë (snooze). Kur mesazhi është parë ose lexuar, dërguesi e kupton po ashtu.

ReplyASAP, nuk është një aplikacion standard për dërgimin e mesazheve, kështu që nuk mund të përdoret vetëm për të dërguar mesazhe për këdo që nuk mund të injorohet. Të dy, dërguesi dhe marrësi duhet ta kenë të instaluar aplikacionin.

Gjithashtu, ReplyASAP është në dispozicion vetëm për përdoruesit Android dhe Herbert shpreson që ta listojë atë në App Store po ashtu.