Tech

Pincat zanore manipulojnë pezull objektet e vogla për operacione joinvazive dhe ekranet 3D

Shkencëtarët e Universitetit Publik të Navarrës dhe Universitetit të Bristolit e kanë zhvilluar një pajisje intriguese "të pincave zanore" e cila i koordinon forcat e vogla mekanike të ushtruara nga pesëqind altoparlantë miniaturalë për të qëndruar pezull dhe manipuluar dhjetëra objekte të vogla në të njëjtën kohë vetëm nëpërmjet ajrit.

Vetëm dy muaj më parë, 96-vjeçarit Arthur Ashkin iu nda Çmimi Nobel për Fizikë për punën e tij në pincën optike, e cila mund ta shfrytëzojë presionin e rrezatimit të dritës për të manipuluar me objektet mikroskopike. Që nga ai zbulim fillestar në vitin 1970, shkencëtarët kanë arritur t’i transferojnë të njëjtat parime në sferën e tingullit.

Deri më tani, kemi parë pinca zanore të përdorura për një sërë aplikacionesh të mrekullueshme por jo praktike, nga veglat e shtëpisë që rrinë pezull mbi pikat e vogla të ujit e deri tek rrezet zanore traktorike dhe madje edhe ekranet rudimentare levituese.

Megjithatë, teknologjia është më efektive kur zbatohet për aplikimet kirurgjikale. Në këtë fushë, ajo ka përparësi shumë të rëndësishme në krahasim me atë optike: më e rëndësishmja, ajo lehtë mund të operojë përmes materialeve të patejdukshme (siç janë organet njerëzore) dhe punon me energji shumë më të ulët, që do të thotë se ka pak rrezik ta dëmtojë indin delikat të gjallë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)