Tech

Shfaqet Samsung Galaxy J3 për vitin 2017

Rifreskimi i serisë “J” të Samsungut për vitin 2017 duket se po shënon progres të mirë.

Modeli J7 (2017) tashmë është në dispozicion për shitje si J7 Perx, vëllai i tij J5 sapo është certifikuar nga FCC por nuk dihet nëse kompania ka në plan të sjell edhe modelin J2 dhe J1 për këtë vit, transmeton Koha.net. Kjo nënkupton se J3 (2017) ka mbetur si pika hyrëse në familjen e Samsungut.

Tani në uebfaqen e njohur Geekbench është shfaqur një model i Samsungut me emër SM-J330, në të cilën shkruan se ky model vjen me procesor Exynos 7570 me katër bërthama, 2 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme.

Gjithashtu, sipas Geekbench, Samsung J3 (2017) mund të vijë me sistemin operativ Android 7.0 Nougat, kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, si dhe me baterinë prej 2,600 mAh.

Image