Tech

Apple synon shpërndarjen e internetit nga hapësira

Një nga projektet sekrete të gjigantit të teknologjisë Apple mund të jetë zona e satelitëve të internetit.

Bloomberg raporton se dy ekzekutivët nga Alphabet, konglomerat multinacional amerikan, të cilët ishin duke punuar në operacionet hapësinore dhe inxhinieri satelitore janë punësuar nga Apple, transmeton Koha.net.

Këta ekzekutivët i janë bashkuar ekipit të harduerit brenda Applet i cili është nën udhëheqjen e Greg Duffyt, bashkëthemeluesi i Dropcam. Duffy, po ashtu, në të kaluarën ka punuar në Alphabet.

Është shumë e mundshme që Apple të jetë e fokusuar në satelitët për shkak të përmirësimit të aplikacionit Apple Maps, por në fakt mund të jetë duke punuar në një mënyrë për të shpërndarë internet nga hapësira.

Bloomberg thotë se kompania ka folur me kompaninë e aeroplanëve,Boeing, rreth këtij projekti dhe mund të përfundojë e përfshirë në një iniciativë për të dërguar 1000 satelitë në orbitën e ulët të Tokës.