Tech

Paralajmërimi i Apple rrëzon tregun evropian të aksioneve

Descriptive Text

Paralajmërimet e Apple për të ardhurat më të ulëta të pritshme për tremujorin e tetorit-dhjetorit, paralajmërimi i parë në 12 vjetët e fundit, kanë shkaktuar një lëkundje në bursat evropiane, me dëmin më të madh që po bëhet për sektorin e teknologjisë dhe në veçanti për furnizuesit e çipave të Apple.

Aksionet e këtyre kompanive regjistruan rënie drastike këtë mëngjes, pasi Apple priste parashikimet e tij të të ardhurave, duke përmendur shitjet më të dobëta të iPhone dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike në Kinë, transmeton KosovaPress.

Paralajmërimi i Apple shkaktoi që aksionet e kompanisë të binin në bursën e Frankfurtit me 7.9 për qind, raporton Reuters.

Aksionet e prodhuesit tjetër të çipave austriakë AMS ra për 19 për qind, i STM Electronic zviceran ra rreth 7 për qind, dhe furnizuesit anglo-gjerman të çipave Dialog Semicondunctors ra po ashtu me 7 për qind gjatë tregtimit në Bursën e Frankfurtit, raporton CNBC.

Apple në tetor ra dakord për të blerë një pjesë të biznesit Dialog për 600 milionë dollarë, transmeton KosovaPress.

Aksionet e prodhuesve të tjerë të çipave, sidomos furnizuesve të Apple, janë gjithashtu në rënie, me ç’rast aksionet e ASM International, Siltronik gjerman, Infineon, ASML, shënuan një rënie në rangun prej 4 deri 7,3 për qind, sipas Reuters.

Indeksi Evropian Stoxx 600 ra 0.7 për qind, pasi edhe në sektorin e teknologjisë evropiane, si dhe në Azi, ka pasur shitje të aksioneve pas paralajmërimit të Apple.

Drejtori Ekzekutiv i Apple, Tim Cook, në një letër drejtuar aksionarëve të kompanisë të mërkurën, pranoi se kërkesa për iPhones ka rënë, duke konfirmuar frikën e investitorëve se produkti më fitimprurës i kompanisë ka humbur një pjesë të shkëlqimit të tij.

Cook deklaroi në letër se të ardhurat e Apple për periudhën tetor-dhjetor, që përfshin sezonin kryesor të blerjeve për festa, do të jenë shumë më poshtë parashikimeve dhe parashikimeve të mëparshme të kompanisë nga analistët, vlerësimet e të cilave ndikojnë në tregun e aksioneve.

Rënia e shitjes, sipas Cook, ka ardhur si ndikim i rënies të të ardhurave në Kinë, ekonomia e së cilës po ngadalësohet dhe ku Apple po përballet me konkurrencë në rritje nga prodhuesit vendas të telefonave të mençur, si Huawei dhe Xiaomi.