Tech

Windows 10 bëhet më i popullarizuar se Windows 7

Microsoft ka përfunduar vitin 2018 si kompania më e vlefshme në botë, por gjithashtu ka shënuar edhe një tjetër sukses.

Sistemi i saj operativ më i ri, Windows 10 është bërë sistemi operativ më i përdorur në botë, duke mposhtur Windows 7, transmeton koha.net.

Windows 10 tani e përdorin 39.22 përqind të tregut të desktopëve, ndërsa atë Windows 7, 36.9 përqind.

Për ta arritur këtë statistikë, Windows 10 u janë dashur 3 vite e gjysmë, si dhe ka shfaqur atë se sa i popullarizuar ka qenë Windows 7 edhe 10 vite pas lansimit të tij.

Windows 10 tani përdore nga më shumë se 700 milionë pajisje të ndryshme, duke përfshirë kompjuterët, tabletët, telefonat madje edhe konsolën Xbox One.