Tech

Kuizi i Googlet - Testoni njohuritë tuaja për trendet e 2018-ës

Descriptive Text

Sa mirë mendoni se i njihni trendet e 2018-ës? Nëse jeni prej atyre që e njihni mjaft mirë kulturën popullore atëherë duhet të luani lojën e Googlet “Game of the Year 2018”.

Një kuiz i shkurtër dhe i thjeshtë teston dijet tuaja lidhur me atë çfarë njerëzit kanë kërkuar më së shumti në 2018-ën.

2018-ta ka qenë vit i çuditshëm nga cicërimat e Trumpit, tek problemet e Muskit dhe dështimi i Facebookut.

Njerëzit, vende, sende dhe shprehje kanë qenë trendet e vitit.

Do tu drejtohen deri në 20 pyetje dhe në fund të merrni rezultatin me pikë. Por keni vetëm tre shanse për të gabuar përndryshe kuizi do të ndalojë menjëherë./pcworldalbanian