Tech

Certifikohen 4 smartfonët e rinj të Nokias

Descriptive Text

Katër smartfonët e ardhshëm të HMD Global janë të certifikuara nga Komisioni Ekonomik Euroaziatik (EEC).

Modelet bartin etiketën Nokia TA-1130, TA-1139, TA-1156 dhe TA-1157, por nuk ka detaje të tjera në lidhje me specifikat e tyre.

Nga katër smartfonët që u shfaqën, TA-1139 ishte parë tashmë në bazën ECC në tetor, ndërsa tre modele të tjera janë shfaqur për herë të parë.

Nokia 9 PureView - do të jetë një telefon premium me pesë kamera në anën e pasme. Emri i kodit AOP_Sprout, është konfirmuar se numri i modelit të këtij telefoni është TA-1094. Pritet që telefoni të shfaqet në muajt e parë të vitit të ardhshëm, transmeton KosovaPress.

Një telefon i panjohur Nokia - ky është një model me foto shoqëruese, dhe ka tre kamera dhe një blic në anën e pasme. Ky model nuk ka një sensor të gjurmëve të gishtave në anën e pasme, duke sugjeruar se mund të ketë një sensor nën-ekran. Edhe pse autenticiteti i fotografisë mund të jetë i diskutueshëm, nuk tregon praninë e ndonjë hapjeje për kamerën e përparme.

Telefoni i Nokias të nivelit të mesëm - modeli u vëzhgua kohët e fundit në bazën e FCC të quajtur TA-1124. Është mundësuar nga procesori Snapdragon 439, ka 2GB RAM dhe 32GB hapësirë ruajtëse. Madhësia e ekranit është 5.99 inç dhe ka një bateri 3400mAh.