Tech

Pas 8 vjetësh Microsofti rikthen ueb-kamerat

Descriptive Text

Sipas disa raportimeve, Microsofti ka planifikuar të lansojë ueb-kamera të reja në 2019-ën për sistemin operativ Windows 10 dhe konzolën Xbox One.

Ato do të sjellin teknologjinë e identifikimit të fytyrës, Windows Hello, për çdo kompjuter me Windows 10, raporton Thurrott.

8 vjet kanë kaluar që kur Microsofti ka prezantuar një ueb-kamerë dhe 2019-ta do të shënojë një rikthim tek ky treg.

Sipas Thurrot ato do të funksionojnë edhe me Xbox One ku përdoruesit do të kyçen automatikisht në llogaritë e tyre duke dalë përpara kamerës.

2019-ta gjithashtu do të sjellë Surface Hub 2S me një procesorë në formë fishekësh që mund të zëvendësohen.

Ueb-kamera do të lidhet me kompjuterët me anë të një kabllo USB-C dhe mund të jetë e njëjta për të cilën Microsoft ka premtuar ta sjellë me Surface Hub 2./pcworldalbanian