Tech

iPad mini 5 dhe iPad 9.7-inç i ri me kornizë të hollë, arrijnë vitin e ardhshëm

Përditësimi i fundit i iPad minit ishte në vitin 2015 dhe me lansimin e serisë së re të shtrenjtë të Applet, iPad Pro, dukej sikur kompania ka harruar krejtësisht në lidhje iPadët më të vegjël në tërësi. Megjithatë, jo sipas një raporti nga Kina.

China Times thotë se ka informata me burime brenda kompanisë në lidhje me iPad mini 5 të ardhshëm, transmeton Koha.net. Me sa duket, ky iPad pritet të hyjë në prodhim masiv në çdo moment, gjë që e cila mund të çojë në një lansim shumë të hershëm në 2019-ën, shkruan gsmarena.

Apple, po ashtu, do të sjellë edhe iPadin e ri 9.7-inç. Do të ketë ekranin e madh pothuajse 10-inç me kornizë minimale, që nënkupton se Apple do të zëvendësojë skanerin Touch ID për Face ID.

Gjithashtu, China Times thotë se kjo pajisje pritet të arrijë diku ka gjysma e parë e vitit të ardhshëm.