Sharp prezanton telefonin e ri

Sharp prezanton telefonin e ri

21 prill 2017 10:40

Kompania Sharp ka prezantuar telefonin e ri Sharp Aquos R.

Pajisja e re vjen me procesorin Qualcomm Snapdragon 835. Telefoni ka ekranin 5.3-inç Quad HD me rezolucion 2560x1440 pixels dhe posedon 4 gigabajt RAM memorie.

Memoria e brendshme e këtij telefoni është 64 gigabajt dhe ka kamerën ballore 16 megapixels ndërsa ajo kryesore është 22 megapxiel.

Sharp Aquos R operon me Android Nougat. Ka baterinë 3160 mAh.

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të dalë në shitje kjo pajisje.

© KOHA

comments powered by Disqus
Të ngjashme