Tech

Zbulohet një tjetër problem sigurie në Google+

Google vijon të ketë probleme me ruajtjen e informacioneve personale në shërbimin Google+ çka bëri që kompania të përshpejtonte procesin e mbylljes së rrjetit social shumë pak të përdorur i krijuar për të konkurruar me Facebookun.

Një problem sigurie ekspozoi që emrat, adresat e e-mailit, moshën dhe informacionin personal të 52.5 milionë përdoruesve të Google+ muajin e kaluar e bindi gjigantin e kërkimit se koha i ka kaluar këtij shërbimi.

Google+ tashmë do të mbyllet në prill dhe jo gusht të 2019-ës.

Është hera e dytë që Google mëson rreth një aksesi të paautorizuar në profilin e Google+.

Në tetor kompania gjeti një problem sigurie që preku 500,000 përdorues.

Këtë kompania e bëri publike me shpejtësi lajmin ndryshe nga sa kishte vepruar me të kaluarin.

Ashtu si Facebooku, Google gjeneron pjesën më të madhe të të ardhurave duke shitur reklama bazuar në interesat, zakonet dhe vendndodhjet e njerëzve./pcworldalbanian