Tech

Fotografohet në fabrikë prototipi i Galaxy S10+

Gati tri muaj para lansimit dhe vetëm disa ditë nga shfaqja e dizajnit të tij në një video, tani është fotografuar prototipi i modelit Galaxy S10+ të Samsungut gjatë testimeve në një nga fabrikat e kompanisë.


Lexoni edhe: 

Konfirmohet ekrani i sheshtë i Galaxy S10 [foto]


Siç mund të shohim nga fotografia e publikuar, duket se Galaxy S10+ do të ketë dy kamera të përparme dhe skajet e lakuara, por, fatkeqësisht, pjesa e pasme e smartfonit në këtë fotografi nuk shihet, transmeton Koha.net. Së fundmi, është raportuar se Galaxy S10+ do të ketë katër kamera të pasme të radhitura horizontalisht, shkruan phonearena.

Image

Samsung Galaxy S10+ pritet të lansohet ka fundi i muajit shkurt në panairin MWC 2019. Po ashtu, pritet të vijë me ekran 6.4-inç AMOLED, me dy procesorë (varësisht nga regjioni): Exynos 9892 ose Snapdragon 855, 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, baterinë prej 4,000 mAh, si dhe do të punojë me sistemin operativ Android 9 Pie me ndërfaqen e përdoruesit One UI.